venerdì 14 settembre 2012

Shaqiri qau pas ndeshjes me Shqipërinë



Ka shënuar ndaj Shqipërisë, duke u shndërruar në protagonistin kryesor të fitores 2-0 të Zvicrës në sfidën e të martës, dhe tashmë e shikon shumë pranë pjesëmarrjen me kombëtaren helvete në Botërorin
2014, por Xherdan Shaqiri nuk e ka përjetuar mirë pasndeshjen me bashkëkombësit të tij.

Sikurse është bërë e ditur dje nga mediat zvicerane, futbollisti me origjinë nga Kosova, i cili luan në radhët e gjigandëve të Bayern Munchen, ka shpërthyer në lot menjëherë pas ndeshjes me Shqipërinë, pasi ka mësuar se babai i tij ishte mërzitur nga shënimi i golit nga djali i tij në portën e Kombëtares kuqezi.

Gjithçka duket se është zbuluar nga një prononcim i trajnerit të Zvicrës, Otmar Hitzfield. "Shaqiri ka qarë me lot pas ndeshjes më Shqipërinë, sepse babai i tij ishte i trishtuar për golin që i shënoi kombëtares së atdheut", u shpreh tekniku gjerman i helvetëve. /Kuriozitete-enigma/

Nessun commento:

Posta un commento