venerdì 14 settembre 2012

100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Flamuri në faqen e parë të Google



 Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë Shqipëria kërkon të festojë edhe në Google. Ideja është e një të riu shqiptar, i cili ka marrë nismën t’i dërgojë Google një peticion origjinal. Në peticion kërkohet që me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, Google të shfaqë një doodle apo e thënë ndryshe një grafikë të veçantë të logos
së Google, dedikuar kësaj ngjarjeje. Këto lloj grafikash vendosen në periudha të shkurtra kohore nga Google, për të përkujtuar ngjarje të rëndësishme. Logoja e dedikuar del në qendër të faqes së kërkimit, në vend të logos së zakonshme të Google. Në peticion thuhet se Shqipëria është vend i vogël, por me një histori të mëdha. Vendi qëndroi për 500 vjet nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe fitoi pavarësinë në 28 nëntor 1912. Sipas nismëtarit të peticionit, do të kishte një domethënie të veçantë për shqiptarët nëse një ndër kompanitë më të mëdha të internetit do ta nderonte 100-vjetorin e pavarësisë me këtë formë të veçantë. Ky peticion është mbështetur deri tani nga mbi 15 mijë vetë, ndërkohë që për plotësimin e kërkesës duhen rreth 20 mijë “firma” virtuale. Pra, nënshkruajeni peticionin, në mënyrë që 100 vjetori i pavarësisë të festohet edhe në Google! /Kuriozitete-enigma/

Nessun commento:

Posta un commento