domenica 9 settembre 2012
Rita qan për Kosovën (VIDEO)
Rita Ora ka vazhduar me xhirimet e klipit “Shine Ya Light” në Prishtinë.Pasi që ka bërë xhirime në një kamionetë, Rita ka vërshuar në orët e mbrëmjes qendrën e Prishtinës, ku para obeliskut të pavarësisë NewBorn ka bërë xhirime para shumë të rinjve prishtinas, të cilët bllokuan rrugën për ta pritur yllin kosovarë, trasnemton KTV. Rita pasi ka hipë mbi obelisk disa herë ka tërhequr vërejtjen duke thënë se mos “ta bëjnë për të qarë sepse ka një klip për ta xhiruar”. Por, këngëtarja nuk ka mundur të durojë pa shpërthyer në vaj. Megjithatë, Rita ndoshta edhe pa lejen e menaxhmentit të saj, ka kënduar edhe të obelisku por edhe në klubin “Zone Club” në Prishtinë, vetëm për hir të adhuruesve të saj.
Se Rita ka qenë aq shumë e mallëngjyer me ardhjen e saj në Kosovë, tregojnë komentet e saj në Twitter. “Jam në Kosovë. Është e pabesueshme. Do të bëj videoklipin më të mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka shkruar Rita përderisa ka lansuar edhe fotografi të ndryshme. /Top-lajm/
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento