venerdì 14 settembre 2012

Shaqiri qau pas ndeshjes me Shqipërinë



Ka shënuar ndaj Shqipërisë, duke u shndërruar në protagonistin kryesor të fitores 2-0 të Zvicrës në sfidën e të martës, dhe tashmë e shikon shumë pranë pjesëmarrjen me kombëtaren helvete në Botërorin
2014, por Xherdan Shaqiri nuk e ka përjetuar mirë pasndeshjen me bashkëkombësit të tij.

Sikurse është bërë e ditur dje nga mediat zvicerane, futbollisti me origjinë nga Kosova, i cili luan në radhët e gjigandëve të Bayern Munchen, ka shpërthyer në lot menjëherë pas ndeshjes me Shqipërinë, pasi ka mësuar se babai i tij ishte mërzitur nga shënimi i golit nga djali i tij në portën e Kombëtares kuqezi.

Gjithçka duket se është zbuluar nga një prononcim i trajnerit të Zvicrës, Otmar Hitzfield. "Shaqiri ka qarë me lot pas ndeshjes më Shqipërinë, sepse babai i tij ishte i trishtuar për golin që i shënoi kombëtares së atdheut", u shpreh tekniku gjerman i helvetëve. /Kuriozitete-enigma/

100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Flamuri në faqen e parë të Google



 Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë Shqipëria kërkon të festojë edhe në Google. Ideja është e një të riu shqiptar, i cili ka marrë nismën t’i dërgojë Google një peticion origjinal. Në peticion kërkohet që me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, Google të shfaqë një doodle apo e thënë ndryshe një grafikë të veçantë të logos
së Google, dedikuar kësaj ngjarjeje. Këto lloj grafikash vendosen në periudha të shkurtra kohore nga Google, për të përkujtuar ngjarje të rëndësishme. Logoja e dedikuar del në qendër të faqes së kërkimit, në vend të logos së zakonshme të Google. Në peticion thuhet se Shqipëria është vend i vogël, por me një histori të mëdha. Vendi qëndroi për 500 vjet nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe fitoi pavarësinë në 28 nëntor 1912. Sipas nismëtarit të peticionit, do të kishte një domethënie të veçantë për shqiptarët nëse një ndër kompanitë më të mëdha të internetit do ta nderonte 100-vjetorin e pavarësisë me këtë formë të veçantë. Ky peticion është mbështetur deri tani nga mbi 15 mijë vetë, ndërkohë që për plotësimin e kërkesës duhen rreth 20 mijë “firma” virtuale. Pra, nënshkruajeni peticionin, në mënyrë që 100 vjetori i pavarësisë të festohet edhe në Google! /Kuriozitete-enigma/

Fjolla: Noizy nuk vlen as sa këpucët e mia



Këngëtarja sek si, Fjolla Morina, ka vënë në shënjestrën e saj tani edhe reperin Noizy, të cilin e ka kritikuar rëndë pas spekulimeve se ai mund të ketë pasur diçka me këngëtaren kosovare.
Ishte raportuar se Fjolla ka pasur një aferë me Noizyn, por pohimet e mediave shqiptare bukuroshja i ka mohuar madje duke goditur rëndë Noizyn.
“Ai nuk vlen as sa këpucët e mia”, citohet të ketë thënë Fjolla për revistën shqiptare GameOver. /Telegrafi/

CIA: Greqi-Serbi, Si do te ndahej Shqiperia me 1951



Një raport sekret i CIA-s, që daton më 8 prill 1951, nxjerr në pah planin e Greqisë për ndarjen e Shqipërisë mes saj dhe ish-Jugosllavisë. Ky plan, raportohet nga Ambasadori i SHBA-ve në atë kohë në Beograd, sipas të cilit, një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”, për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë, ku pjesa jugore do t’i kalonte Greqisë, ndërsa ajo veriore, Jugosllavisë.
Raporti
Referuar raportit të Agjencisë Inteligjente Amerikane, i cili mban nëntitullin “Propozimi grek për ndarjen e Shqipërisë”, mësohet se në një takim në 4 prill 1951 mes Ambasadorit të SHBA-ve në Beograd, Allen dhe një personi të paidentifikuar, një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë këtij të fundit se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”, për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Por kur Ambasadori Allen kishte shprehur mosbesimin e tij në lidhje me këtë bisedë, bashkëbiseduesi i tij iu përgjigj, se ky informacion i kish qenë besuar atij në “bisedën më të sinqertë që ai kishte pasur ndonjëherë me një zyrtar të Jugosllavisë që nga viti 1941”.
Gjatë raportimit të tij, Ambasadori Allen tregon se ndoshta Kryeministri grek Venizelos kundërshtoi përçapjen e fundit diplomatike jugosllave në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve të Greqisë në rast të një sulmi mbi Jugosllavinë, duke iu referuar të ardhmes së Shqipërisë.
Ndërkaq, në fund të këtij raporti agjentët e CIA-s, në një koment të tyre shkruajnë, se grekët kanë ushqyer tradicionalisht aspirata për Epirin e Veriut. “Është e mundur që ata u përpoqën të ftonin Jugosllavinë lidhur me një ndarje të Shqipërisë.
Një sugjerim i tillë me siguri do të ngjallte më tej frikën jugosllave të ndërhyrjes së huaj në Shqipëri dhe mund pjesërisht të shpjegojë raportet e fundit në shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe Italia janë duke ndërhyrë në Shqipëri.”, – mbyllet raporti i CIA-s.
Arkiva e CIA-s
Në arkivat e Agjencisë Inteligjente Amerikane gjendet një numër i madh raportesh e dokumentesh, të cilat flasin për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe interesat e herëpashershme të kësaj të fundit për Epirin e Veriut. Në një dokument të 15 janarit 1953, raportohet për një takim mes Kryeministrit grek Papagos dhe atij italian, De Gaspari, ku ky i fundit i thotë homologut të tij, se Italia ka hequr dorë tashmë nga të gjitha ambiciet për Shqipërinë. Ndërkaq, Kryeministri grek siguron homologun italian, se Greqia do të ndjekë kërkesat e saj për Epirin e Veriut, vetëm nëpërmjet rrugëve diplomatike.
Në një tjetër raport sekret të datës 29 dhjetor 1955, thuhet se, “sipas zërave që qarkullojnë në Greqi, Bashkimi Sovjetik përpara zgjedhjeve të programuara për t’u mbajtur në Shkurt, do të deklarojë mbështetjen për Greqinë për sa i përket çështjes së Epirit të Veriut – tashmë pjesë e Shqipërisë”, – mbyllet raporti i CIA-s.
Biseda në Beograd më 4 prill 1951
Në një bisedë në 4 prill me Ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Allen, XXX ka deklaruar se një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë, se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë” për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Kur Ambasadori Allen kishte shprehur mosbesim, XXX zbuloi se ky informacion i kish qenë besuar atij në “bisedën më të sinqertë që ai kishte pasur ndonjëherë me një zyrtar të Jugosllavisë që nga viti 1941”. Allen tregon, se ndoshta Kryeministri grek Venizelos kundërshtoi përçapjen e fundit diplomatike jugosllave në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve të Greqisë, në rast të një sulmi mbi Jugosllavinë, duke iu referuar “të ardhmes” së Shqipërisë.
Grekët kanë ushqyer tradicionalisht aspiratat për Epirin e Veriut (Shqipëria Jugore). Është e mundur që ata u përpoqën të ftonin Jugosllavinë lidhur me një ndarje të Shqipërisë. Një sugjerim i tillë me siguri do të ngjallte më tej frikën jugosllave të ndërhyrjes së huaj në Shqipëri dhe mund pjesërisht të shpjegojë raportet e fundit në shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe Italia janë duke ndërhyrë në Shqipëri. /Albunited/

50 Bandat me Famekeqe ne Shqiperi




Historia e anëtarëve dhe gjykimi nga drejtësia e vendit tonë
Nuk janë banda muzikore, por ngjasojnë me to vetëm nga emri, sepse në vend të veglave muzikore pjesëtarët e saj vënë në përdorim armët. E nëse do t’i nisim t’i numërojmë, do të shohim se rrugës do të dalin banda kriminale të pa njohura, por që në agjendën e tyre kanë një numër të madh krimesh. Disa nga anëtarët e këtyre bandave janë të arrestuar dhe kanë marrë dënimin përkatës nga gjykata, ndërkohë të tjerë janë të arrestuar, por ndodhen në burgjet e huaja dhe disa janë në kërkim nga policia shqiptare. Por nuk mund të harrojmë se pjesëtarë të bandave janë ekzekutuar nga kundërshtarët e tyre. Gazeta “Tirana Observer” boton sot emrat e 50 bandave më famëkeqe në Shqipëri.
Bandat
Një nga bandat kriminale më të lashta, ndoshta mund të jetë “Hakmarrja për Drejtësi”, e cila mban vendin e parë për nga numri i madh i seancave gjyqësore në gjykatë. “Hakmarrja…” numëronte në fillimin e krijimit të saj 11 pjesëtarë, por njëri prej tyre është vrarë. Ndërsa të tjerë anëtarë të saj ndodhen jashtë Shqipërisë. Kjo organizatë ka një numër të madh akuzash, duke filluar nga vjedhja e duke përfunduar në vrasje, rrëmbime e vendosje bombe. Edhe banda e Lushnjës nuk mund të lihet mbrapa nga krimet që ka bërë. Disa nga anëtarët e saj ndodhen në bankën e të akuzuarve, ndërsa një nga pjesëtarët kryesorë të saj, Leonard Prifti është vrarë këtë vit në qytetin e Lushnjës. Ndërkohë, nëse do të pyesësh në qytetin e Korçës, për “bandën e Çobanëve”, ata fare mirë mund të identifikohen me vrasjen më të freskët, atë të basketbollistit Klajdi Jaho, si dhe shokëve të tij. Dy nga anëtarët e kësaj bande janë arrestuar nga policia e qytetit të serenatave, ndërsa njëri prej tyre, Damiano Toshi është shpallur në kërkim dhe ndodhet në Greqi.
Bandat e Tiranës
Banda e Rrugës së Kavajës, dhe ajo e “Myslym Shyrit” kanë bërë emër në fushën e krimit në kryeqytet. Pjesëtarët e Rrugës së Kavajës numëron rreth 20, ku mbi 10 janë vrarë mes tyre. Madje nëse do të bësh një studim, vrasjet e kësaj bande janë edhe më të bujshme. Mjafton të përmendësh vrasjen me antitank të dy pjesëtarëve të saj, si dhe vrasjen po të pjesëtarit të kësaj bande me snajper në burgun 313. Të gjitha këto krime kanë ndodhur pas ndarjes së grupit në dy grupe kundërshtare. Ndërsa banda e rrugës “Myslym Shyri” është bërë e njohur në rrugën e krimit me pengmarrjen e Fatjon Demrilikës në vitin 2004, si dhe për vrasjen e pengut Klajdi Prenga në muajin gusht.
Banda e rrugës “Myslym Shyri”
Është bërë e njohur në rrugën e krimit me pengmarrjen e Fatjon Demrilikës në vitin 2004, si dhe për vrasjen e pengut Klajdi Prenga në muajin gusht. Kjo bandë është e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën “Myslym Shyri”. Ilir Kodumi, Ledio Lito,
Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla. Ky i fundit akuzohet nga drejtësia shqiptare për një vrasje të ndodhur në Angli.
Banda e Cërrikut
Është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë. Si kapo i kësaj bande njihet Roland Xhepaxhiu, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të kësaj bande janë Met Bozi, Arjan Toska e vëllezërit e Arjanit, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Luan Buzani, Bashkim Buzani. Madje këta të fundit akuzohen për vrasjen e gardistëve.
Banda e “Mandelës”
Mbi këtë bandë rëndojnë të paktën 13 krime të rënda. Këto të fundit janë kryera në zonën e Elbasanit gjatë periudhës
së trazirave të mars-qershorit ’97. Nëntë pjesëtarët e kësaj bande janë arrestuar dhe gjykohen nga gjykata e Elbasanit. Kapoja i bandës, Eduard Peqini, me pseudonim Mandela, bashkë me katër të tjerë, janë larguar jashtë vendit në vjeshtën e ’97-ës, por edhe ata do të gjykohen në mungesë.
Banda e “Kakamit”
Ka në radhët e saj emra të personave që tashmë janë VIP-a në burgjet ku vuajnë dënimin. Anëtarët e kësaj bande, Gazment Braka, me nofkën “Gaxhai”, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet në burg, por edhe të tjerët janë Alfred Nebiu, i njohur ndryshe si “Kakami”, i arrestuar; Robert Boraku, Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Fredi Mertiri e Gazmend Nebiu. Banda e “Kakamit” akuzohet për vrasje.
Banda e “Çobanëve”
Pjesëtarët e kësaj bande janë djem më origjinë nga Korça. Dy nga anëtarët e kësaj bande janë arrestuar nga policia e qytetit të serenatave, ndërsa njëri prej tyre, Damiano Toshi është shpallur në kërkim dhe ndodhet në Greqi. Kjo bandë akuzohet për një sërë vrasjesh. Disa prej këtyre janë bërë edhe me pagesë, të cilat janë urdhëruar nga kapoja i bandës, Lul Kapurani.
Banda e “5 dyqaneve”
Mund të quhet edhe banda rivale ajo e 5 dyqaneve me bandën e “Çobanëve”. E për ta vërtetuar këtë fakt, janë përballjet që janë bërë midis “të fortëve” të qytetit të Korçës. Drejtuesi i kësaj bande është Arturi, ose ndryshe është i quajtur Tucka.
Banda e Rrugës së Kavajës
Pjesëtarët e kësaj bande numërohen rreth 20, ku mbi 10 janë vrarë mes tyre. Veprimtaria e këtij grupi ka qenë e njohur për trafik droge. Fillimisht grupi vepronte si një i tërë, por grindjet për ndarjen e fitimit kishin bërë që “djemtë e Rrugës së Kavajës” të përfundonin në vitin 1999 të ndarë në dy grupe kundërshtare. Vrasjet nga ky grup janë bërë edhe me kundërtank.
Banda e Lushnjës
Është krijuar nga ish-efektivi i Repartit Special 326, Aldo Bare, në vitin 1997. Arsyeja që ka shtyrë Alfred Shkurtin, i cili është edhe emri i tij i vërtetë, është vrasja e vëllait në vitin 1997 nga banda e Artur Dajës. Shtatë nga 10 anëtarët e akuzuar si anëtarë të bandës së Lushnjës u ndaluan në vitin 1999, dhe ndaj tyre nisi një proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
“Hakmarrja për Drejtësi”
Leart Shyti, Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni
Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Orik Shyt, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi janë pjesëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë. Disa nga akuzat janë vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim, vënia e autobombe, vrasje etj.
Banda e Çoles
Ka marrë emrin e një lagjeje në qytetin e Vlorës. Sipas policisë banda me emrin Çole është krijuar nga një anëtar tjetër i një bande, veç Zani Caushit në trazirat e vitit 1997. Sipas policisë, anëtarët e bandës së Çoles janë shokë të së njëjtës lagje që ka edhe emrin. Ata akuzohen për një sërë vrasjesh mes bandash rivale.
Banda e Kinostudios
Janë djem të së njëjtës lagje në Tiranë. Aktiviteti i tyre kriminal fillon me krimin në vitin 1997. Sipas të dhënave të policisë shokë të së njëjtës lagje kanë krijuar një grup të përbërë nga 10 veta dhe kanë marrë emrin “banda e Kinostudios”. Sipas uniformave blu, ata akuzohen për krime të ndryshme.
Banda e Altin Dardhës
Banda e Altin Dardhës ka qenë e mirëorganizuar, por që kryente krime nga më të ndryshmet gjatë vitit 1997. Pikërisht i faturohen 70 dosje të vjetra, vetëm vrasje. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Altin Dardha, i cilësuar ndryshe si i “forti i Beratit”, i cili është vrarë në Selanik të Greqisë.
Banda e Lazaratit
Ka marrë emrin e vendit ku jetojnë anëtarët e kësaj bande. Banda e Lazaratit është krijuar në trazirat e viti 1997 në këtë fshat të Gjirokastrës. Sipas burimeve nga policia, mësohet se anëtarët e kësaj bande merren me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Gjithashtu kjo bandë, e cila kish rreth 10 anëtarë, akuzohej edhe për vrasje.
Banda e “Kola”
Është një nga bandat më famë keqe në qytetin e Burrelit e krijuar në vitin 1997. Drejtuesi kryesor i këtij grupi kriminal është Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policisë, dy shokët akuzohen për një seri vrasjesh. Anëtari kryesor i kësaj bande, Ermir Doda është arrestuar.
Banda “Dedja”
Banda e njohur me emrin “Dedja” në qytetin e Burrelit është krijuar përpara vitit 1997. Në krye ishin tre vëllezërit Dedja. Vëllai i madh i tyre, Haliti, i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjatë i vrasjeve të ndërsjella me bandën Kola, ishte koka e grupit. Këta djem njiheshin si “të fortët e Burrelit” dhe me shumë para.
Banda e Gjergj Gushalit
Viti 1998 do të shënonte edhe një numër grabitjesh, duke hedhur dyshimet se ato kryheshin nga anëtar të bandës së Gushalit në Berat. Drejtuesi i kësaj bande ishte Gjergj Gushali, që sipas policisë, veç grabitjeve grabitjeve që kryente, linte pas edhe viktima. Gushali është gjetur pas disa vitesh i vdekur.
Banda e Durrësit
Nuk është një bandë, por nëse mund të arrestohen do të kenë të njëjtën akuzë, trafikim të lëndëve narkotike, por nuk lihet mbrapa pas ajo e kontrabandës. Të dyja këto vepra penale janë më të përdorura në qytetet bregdetare dhe sidomos atë të Durrësit. Në portin e këtij të fundit kanë kaluar sende kontrabandë. Për ta bërë sa më të vërtetë, është kontrabanda e cigareve, për të cilat është vënë në pranga dhe biznesmeni i njohur, Leonard Koka, vëllai i kryebashkikaut të Durrësit, Lefter Koka.
Grupi për vrasjen e biznesmenëve
Një numër të konsiderueshëm të viktimave të krimit e zënë edhe biznesmenët. Të gjitha këto dosje nuk kanë mbi to asnjë emër autori. E për ta bërë sa më të besueshëm këtë fakt janë vrasjet e biznesmenëve si Florin Vila, Vajdin Lame, Florina Kulla. Madje në shtyp është bërë legjendë dhe mbetet ende mister zhdukja e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha. Të gjitha këto vrasje nuk kanë një autor, por kanë të njëjtin motiv.
Grupi për vrasje me eksploziv
Autorët e këtyre vrasjeve nuk kanë njohje me njëri-tjetrin, por kanë kryer të njëjtën vepër penale, vrasje me eksploziv. Kjo e fundit është më e praktikuar në qarkun e Tropojës, e sidomos vendosja e minave. Në këtë qytet “zgjidhja” më e mirë e problemeve është vendosja e eksplozivit. Ndërkohë, nga të gjitha vrasjet e bëra me lëndë plasëse nuk është vënë në pranga asnjë autor.
Grupi i Emiljano Shullazit
Emiljani Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i grupit, tashmë është i arrestuar. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Dritan Manaj, inspektor antidroge në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Ben Cami, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar. Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Banda e Kateshit
U krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë, ku mendohet se ka qenë i pranishëm edhe vetë Kateshi. Banda mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen “Vullnetari”. Anëtarët e saj janë Dritan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, Gjergj Dedja, Kastriot Dervishi, Spartak Çaushi dhe Arben Topi.
Banda e Zani Caushit
Myrteza Caushi, i njohur me pseudonimin “Zani i Vlorës”, bashkë me bandën e tij, akuzohet për një seri krimesh. Veprimtaria e kësaj bande fillon në vitin 1997 në qytetin bregdetar të Vlorës. Kreu i saj është Zani Caushin, tashmë i arrestuar dhe i dënuar me burg përjetë, ndërsa anëtarët e tjerë janë në kërkim nga policia.
Grupi Salillari
Gëzim Salillari i njohur ndryshe me pseudonimin “Gëzimi i Kashtës”, sipas policisë ishte drejtuesi i grupit me të njëjtin emër. Ai është arrestuar së bashku me Ilir Sukjen dhe Artur Vaqon me akuzën e trafikimit të drogës. Mos provimi i kësaj akuze ka bërë që pas disa muaj paraburgim, anëtarët e këtij grupi të dalin nga burgu.
Grupi “Poter Al”
Grupi “Poter-Al” i përbërë nga shtatë persona, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, ai është një grup i strukturuar kriminal. Ilir Koçiaj, Geront Tola Geront Dedja, Zamir Vadardha, Leonard Çobaj, Bledi Balliu, Aleksandër Koliçi, Aleksandër Gremi dhe Ervin Tavanxhi u prangosën në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.
Banda e Lul Berishës
Akuzohen për një seri vrasjesh, numri më i madh i anëtarëve të bandës së Lul Berishë, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi, janë të arrestuar së bashku me të. Rivaliteti mes bandave ka bërë që të vriten mes tyre. Ndërkohë grupi, i cili është “krijuar” në qytetin e Durrësit numëron, Dritan (Adriatik) Coli, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Altin Olloni, Altin Nikolla, Indrit Dokle, Kujtim Buna, Serdian Sulejmani, Julian Meçe dhe Jurid Xhunga, të cilët janë të arrestuar.
Grupi “Harem 2005”
Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Ka qenë një bashkëpunimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda me atë italiane në vitin 2005 që ka bërë të mundur kapjen e anëtarëve të bandës “Harem 2005″. Në këtë grup bënin pjesë 7 persona, që akuzohen për veprën penale të trafikut të prostitucionit. Por gjithashtu kjo banë ka pasur edhe anëtarë jashtë kufijve të Shqipërisë.
Banda “Go West”
Në krye të organizatës kriminale ishte Nikolin Cako, pronar i agjencisë turistike “Go West”, nga ku ka marrë edhe emrin banda. Anëtarët e grupit janë Eduart Bejko, Voltan Turtuli, Valbona Cako, Ylli Xhameta, Demir Shaba, Eljano Cenko, Betim Sadikaj, Altin Flamuri, Përparim Kateshi, ku një pjesë e tyre është lënë në arrest shtëpie.
Grupi “Kokaina”
Krijim të organizatave kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, janë këto janë akuzat që kanë dërguar në burg ish-shefin e Policisë, Sokol Koçin, së bashku me pesë persona të tjerë në vitin 2001. Frederik Durda, i dënuar me 16 vjet burg; Arben Përballa, me 15 vjet; Sokol Koçiu, me 15 vjet; Mentor Hadërgjonaj, 7 vjet burg (tani është lënë i lirë); Vehbi Hysi, 5,5 vjet, vdiq në maj të 2003-it, pak muaj para se të lirohej; ndërsa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg, tashmë e ka mbaruar dënimin dhe është i lirë.
Banda e Jaupëve
Banda e Ilir Jaupit mori zonën e Urës-Vajgurore, ku edhe shtriu aktivitetin e saj kriminal, fillimisht me gjoba ndaj biznesmenëve të guroreve në vitin 1998. Pjesë e aktivitetit kriminal të bandës së Jaupëve, ishte edhe plaçkitja brenda një nate e një tregtari që sillte mall nga Bullgaria.
Grupi “Ledi V”
Ka marrë emrin e një gruaje “Ledi V”. Është cilësuar nga prokuroria si grup i strukturuar kriminal i përbërë nga pesë persona. Akuza që rëndon mbi të arrestuarit Mentor Cami, Vilson Rushiti, Veli Elezi, Vojsava Meta dhe Agim Kora, është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë, anëtarët e bandës kishin si treg të tyre për drogën tregun vendas dhe të përqendruar ishin në kryeqytet.
Grupi “Kokrra e Ullirit”
Grupi, i cili është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me atë të Greqisë, ka marrë emrin “Kokrra e Ullirit” për vet trafikun që bënin. Prej gjashtë personash është e përbërë kjo bandë, Jorgos Kosmidhis, nga Selaniku, Lefter Meçaj, Alfred Pallashi, Dashnor Merdani, Bujar Cenolli dhe Leonard Shperdheja e Bledar Leço.
Grupi “Kompas”
Arjan Selimi është cilësuar si drejtuesi i grupit “Kompas”. Kjo bandë trafikonte drogë në shtete të ndryshme të Evropës. Janë arrestuar 21 persona. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, të cilët ndodhen në qeli janë, Petraq Avrami, atë e bir; Blenard Fejzullaj; Mehmet Fejzullaj, si dhe Elis Progrozhda. Aktualisht pjesëtarët e kësaj bande ndodhen në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Banda e Otllakut
Grupi i Ilir Jaupit, në qershor të vitit ‘97, pas grindjeve e sherreve me Altin Dardhën, vendosën dhe i zunë pritë atij te stacioni i autobusëve te Gjashtëkatëshi, ku u vranë tre te rinj. Kjo pritë u pasua me rindarjen tjetër të bandës se Altin Dardhës dhe me krijimin e bandës së Otllakut, e cila është e specializuar për grabitje.
Banda “Ujëvara”
“Ujëvara”, është banda e përbërë nga tre anëtarë, të cilët janë vënë në pranga. Nikoll Kolmarku, Orgest Kordha dhe Sokol Pareshi janë arrestuar sepse transportonin drogë në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas policisë, kjo bandë, e përbërë nga tre veta, ka edhe persona të tjerë që janë ende të lirë.
Banda “Era e Jugut”
“Era e Jugut” ka emrin banda, që e ka marrë nga operacioni i policisë dhe shpërndante lëndë narkotike. Një punë e mirëorganizuar e policisë së kryeqytetit arreston Alban Çunaj, Eduard Haskën, Fatjon Minxhën, Dorian Haskën dhe Kudret Hirin, duke bërë edhe sekuestrimin e 97 kilogramë drogë.
Banda e Nehat Kullës
Ka funksionuar në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, ku edhe ishin anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Nehat Kulla, i cili aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgimit i akuzuar për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.
Grupi “Piramida”
Është një grup i përbërë prej dy personash, por sipas policisë pas tij fshihen edhe një numër i madh anëtarësh, të cilët kanë organizuar më së miri trafikimin e qenieve njerëzore. Ka qenë denoncimi i disa prej “viktimave”, i juristes në doganën e Tiranës, Edlira Spahija dhe Malo Qokut, që i ka dhënë shkasë policisë të nisin hetimin për grupin “Piramida”.
Banda “Kanun”
Operacioni i policisë së Durrësit arreston Arben Plakun, Arjan Kapon, Rudin Çallikun, Leonard Kolgjin. Të arrestuarit akuzohen për krijim organizate kriminale, vrasje, trafikim armësh, shfrytëzim prostitucioni. Madje gjykata e qytetit bregdetar ka dhënë dënimin për katër të arrestuarit, ku për secilin ka dhënë dënimin me nga 25 vjet heqje lirie.
Banda që trafikonte raketa tokë-ajër
Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Nuk janë pagëzuar me asnjë emër, por veprimtaria e tyre kriminale është quajtur mjaftë e rrezikshme. Kjo ka bërë që policia shqiptare në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi të godasin trafikun e armëve, dhe si rezultat është arritur të kapen pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani. Sipas prokurorisë, si rrjedhojë u bllokuan dhe 3 raketat tokë–ajër.
Banda “Blow”
Është i përbërë nga shtatë persona, që të gjithë janë nga Fushë-Kruja dhe disa të tjerë nga Durrësi. Banda ka marrë emrin “Blow”, për shkak të veprimtarisë të të arrestuarve. Sipas policisë, një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Blow”, zbulon një rrjet të trafikut të armëve, duke bllokuar 70 pistoleta të tipit “Blow”.
Banda “Malësori”
Është një bandë që anëtarët e saj nuk i ka vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Deri tani nga banda që mban ermin “Malësori” janë arrestuar vetëm dy anëtarë të saj për trafik droge. Por sipas policisë, mësohet se pjesëtarët e tjerë që fshihen pas këtij grupi të strukturuar kriminal, ndodhen jashtë Shqipërisë Itali, Spanjë, Gjermani.
Grupi i prodhimit të drogës
Deri tani janë arrestuar dy persona, por, sipas policisë, pas tyre fshihen edhe një numër i madh trafikantësh. Policia e Tiranës zbulon një laborator droge, sekuestron rreth 28 kilogramë lëndë narkotike, arreston në flagrancë Adhurim Nelën dhe Kujtim Karamuçën. Sipas uniformave blu, mësohet se një punë intensive ka bërë zbulimin e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, që kishte si pikënisje Maqedoninë dhe me destinacion Italinë.
Banda e trafikut të fëmijëve
Ramiz dhe Xhulieta Petalli, si dhe Nexhip Kaçurri janë tre të arrestuarit, anëtarë të bandës së trafikut të fëmijëve drejt Italisë. Aktiviteti kriminal i tyre ka nisur në vitin 1998 deri në vitin 2002, kur janë zbuluar dhe kanë startuar hetimet. Fëmijë të moshave 6 deri në 12 vjeç merreshin në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.
Banda e klandestinëve “Maloku”
Banda “Maloku” që i kishte fillesat e saj që në vitin 1992 funksiononte më së miri edhe me ndihmën e policisë kufitare, ku kalonin klandestin drejt Greqisë. Pas 15 vitesh veprimtari të paligjshme, arrestohen anëtarët e saj Hodo Çorraj, Ergest Rabaj, Aleko Puçi, Albert Golemi (polic), Ermal Koçaj, Krenar Boçi, Arben Sula (Maloku) (komandat i grupit kriminal), Ermal Fidhi dhe Florenc Meçe.
Banda e “Benzave”
Ka qenë data 22 shtator e vitit 2006, kur uniformat blu të Tiranës, pas investigimeve disamujorëshe, arritën të godasin bandën e “Benzave” dhe u arrestuan 6 persona. Alfred Prenga, Mark Dyzeni, Jetmir Noka, Preng Lleshaj, Mëhill Ndreca dhe Pjerin Preçin, tashmë ndodhen në qeli.
Banda e Lul Cakës
Banda e “të fortit të Beratit”, Lulzim Caka, daton në vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e parë. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.
Banda e “Loshit të Karbunarës”
Banda e Bujar Sulës ishte bërë tmerri i banorëve të Karbunarës, në Lushnjë e Berat, aty edhe mori emrin “Loshi i Karbunarës”. Në vitin 1997 bashkohet me bandën e Lul Cakës, të cilin e kishte djalë tezeje dhe bandat e tyre bashkëpunonin për një sërë ngjarjesh në Berat, Lushnjë dhe Karbunarë. “Loshi i Karbunarës” vritet pas disa vitesh.
Banda “Kthesa e fundit”
Një operacion i policisë së Tiranës, më 2 korrik 2006, ka arritur të arrestojë anëtarët e bandës kriminale në trafikimin e drogës. Anëtarët e bandës ishin dy shqiptarë nga Maqedonia dhe një nga Kukësi. Në pranga kanë përfunduar Rexhep Osmani, Besir Zilfiu, dhe Kapllan Shehu që trafikonin drogë në drejtim të Kosovës.
Banda e Haklajve
Familja e Haklajve njihet në të gjithë veriun e vendit si një nga familjet më të mëdha. Trazirat e vitit 1997 bënë që djemtë e kësaj familjeje, me forcë dhe dhunë, të bëheshin zotërit e të gjithë Tropojës. Në këtë “grup” bëjë pjesë gjithë anëtarët e familjes Haklaj, ku disa prej tyre janë varë.
Banda e armëve nga Kosova
Përgjimet nxjerrin zbuluar grupin kriminal të dyshuar për trafik të armëve në linjën Kosovë-Shqipëri. Operacioni “Bjeshkët”, më 16 qershor 2007, çoi në pranga tre persona, Rrahman Dema, i cilësuar nga policia si organizator i kësaj bande kriminale, Artan Alija, dhe Ahmet Ferhati.  /RealitetiSot.Com/

domenica 9 settembre 2012

Rita qan për Kosovën (VIDEO)




Rita Ora ka vazhduar me xhirimet e klipit “Shine Ya Light” në Prishtinë.Pasi që ka bërë xhirime në një kamionetë, Rita ka vërshuar në orët e mbrëmjes qendrën e Prishtinës, ku para obeliskut të pavarësisë NewBorn ka bërë xhirime para shumë të rinjve prishtinas, të cilët bllokuan rrugën për ta pritur yllin kosovarë, trasnemton KTV. Rita pasi ka hipë mbi obelisk disa herë ka tërhequr vërejtjen duke thënë se mos “ta bëjnë për të qarë sepse ka një klip për ta xhiruar”. Por, këngëtarja nuk ka mundur të durojë pa shpërthyer në vaj. Megjithatë, Rita ndoshta edhe pa lejen e menaxhmentit të saj, ka kënduar edhe të obelisku por edhe në klubin “Zone Club” në Prishtinë, vetëm për hir të adhuruesve të saj.
Se Rita ka qenë aq shumë e mallëngjyer me ardhjen e saj në Kosovë, tregojnë komentet e saj në Twitter. “Jam në Kosovë. Është e pabesueshme. Do të bëj videoklipin më të mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka shkruar Rita përderisa ka lansuar edhe fotografi të ndryshme. /Top-lajm/ 






sabato 8 settembre 2012

Gjyshja lind fëmijën e vajzës së saj






Më shumë se dy vite më parë Emily Jordan ishte 29 vjeç dhe u kurua nga një tumor në qafën e mitrës.

Por vetëm pak para se tu nënshtrohej mjekimeve ajo zbuloi se ishte shtatzënë, ku u detyrua të zgjidht


e mes operacionit dhe mbajtjes së fëmijës, vendim i marrë së bashku me bashkëshortin e saj.

Mike vendosi që gruaja e tij ti nënshtrohej operacionit për heqjen e mitrës duke hequr kështu mundësinë e pasjes së një fëmije biologjik... por nuk rezultoi kështu.

9 muaj më parë nëna e Emily, Cindy Reutzel i propozoi që të ngelej ajo shtatzënë dhe të lindte fëmijë në vend të vajzës së saj Emily.

Siç raporton noa.al fillimisht Emily dhe Mike nuk e morën seriozisht propozimin, por në fund e pranuan.

Pas një kontrolli psikologjik dhe pas një kure hormonale, në mitrën e Cindy u fut një veze e Emily dhe spermë nga Mike dhe 9 muaj më vonë bashkimi i tyre në një spital në Chikago mori emrin Elle.

“Ky është vetëm vazhdimi i asaj që nëna ime ka bërë gjithnjë për mua, kjo më garanton që unë ta jetojë jetën me të gjitha ngjyrat e saj”, u shpreh Emily për mediat. /Kuriozitete-enigma/